Shqiptarit i gjejnë në banesë 30 kg heroinë

Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë me akuzën e trafikut të drogës.

Në banesën që kishte marrë me qera u gjetën 63 pako me heroinë e cila peshon në total 30 kg. Heroina do të shpërndahej anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale shkruan media greke zougla.

Vlera e heroinës në treg do të ishte 500 mijë euro.