Kukës, ndezi zjarr në lagje dhe u dogjën sipërfaqe toke, procedohet 53-vjeçari
Një person është proceduar penalisht ditën e sotme në Kukës për zjarrvënie të qëllimshme.
Mësohet se 53-vjeçari ka ndezur zjarr në lagjen Konak, në fshatin Shtiqen, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve, proceduan penalisht shtetasin E. M., 53 vjeç, banues në fshatin Shtiqen. Ky shtetas ka ndezur zjarr në lagjen Konak, në fshatin Shtiqen, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

