Pustec/ Gomerë në vend të traktorit

Punimi i tokës me kafshë është rikthyer në vendin tonë.

Në Pustec banorët kanë nxjerrë gomerët për të punuar tokën.

Rritja e çmimeve të karburanteve e ka bërë të papërballueshme përdorimin e traktorëve dhe makinerive të tjera.

" Edhe tani në pranverë punojmë me gomerët, se po u fut traktori nuk ia vlen barra qeranë"

Në fshatin Gollomboç, nëpër ara shihen teksa punojnë vetëm të moshuar.

Thonë se prodhimin e kanë zvogëluar për shkak të kostove të larta.

" Është vështirë shumë, por edhe u plakëm, pleqëria i ka këto gjëra."

"Përdorim gomarin për çdo gjë, për transport, për dru vetëm këto kemi ne"

Ata kanë hequr dorë edhe nga çaji që dikur e prodhonin me shumicë, ndërsa tanimë punojnë vetëm për familjen e tyre.

" Lëre çajin, u prish fare, më çajin asgjë e korrëm e hoqëm fare"

Siç po ndodh në shumë fshatra të vendit, fshati po boshatiset dita ditës ndërsa tanimë kanë mbetur vetëm 70 familje kryesisht të moshuar.

Pustec/ Gomerë në vend të traktorit

Pustec/ Gomerë në vend të traktorit

Pustec/ Gomerë në vend të traktorit