Kushtetuesja rrëzoi komisionin Becchetti, Bardhi: Mburojë e korrupsionit, 110 mln € dëm nga Rama e Veliaj

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për Komisionin Hetimor për çështjen e ‘Beccheti’, ka reaguar edhe Gazment Bardhi.

Bardhi shkruan se ky është një banalitet me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar.

Ai shton se ky dëm është shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, çka provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet, sipas tij.  

Bardhi: Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet! Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.