Ju flet Moska - Në 2 maj Tirana rrezikon të goditet me dronë-raketë nga territori Ukrainas
Në 2 maj Tirana rrezikon të goditet me dronë-raketë nga territori Ukrainas ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: CIA ka paralajmëruar se Rusia mund të bëjë sulme me flamur të rremë edhe me armë të shkatërrimit në masë dhe t’ia ngarkojë Ukrainës.
Ndaj këtij rreziku nuk është e përjashtuar as Shqipëria si vend anëtar i NATO-s. Qëllimi është që të krijohen përplasje dhe armiqësi me vendet e NATO-s.
Mbrojtja anti-raketore e NATO-s mund të hapet. Edhe sot vazhdojnë për dronin që ra në Ukrainë. Këta dronë mund të përmbajnë lëndë kimike e biologjike dhe armë.
Turqia është furnizuesja kryesore e Ukrainës me dronë. Këta dronë pra godasin ushtrinë ruse dhe vijnë drejtpërdrejt nga Erdogan.
Shihet mundësia që të ndodhë më e keqja në një situatë të caktuar për sulme të tilla. Në vizitën e Erdoganit në Tiranë, sepse rusët nuk mund ta godasin në Turqi me dronë.
Në Shqipëri mund ta bëjnë nga Ukraina afër Odesës deri në Tiranë është më pak se 1000 km, ndërsa këta dronët e kanë rrezen deri në 6000 km.
Vjen Erdogan në Tiranë në shkelje të plotë të kushtetutës së Shqipërisë, sepse ç’punë ka kryetari i një shteti që vjen për një xhami që e ka vënë gur-themeli.

