Helmohen me bar miu, punonjësit e fabrikës në Durrës përfundojnë në spital
Punonjëset e një fabrike në Durrës u helmuan sapo shkuan në punë.
Për shkak të gjendjes më të rënduar, të paktën 5 prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore.
Në dëshmitë e para thanë se në fabrikë ishte përdorur ilaç kundër brejtësve, çka u shkaktoi shqetësime shëndetësore”
“25 vetë sa ishim ne në atë moment. Kishim dhimbje stomaku, fyti e koke”
Gratë e helmuara janë punonjëse të një kompanie në Autostradën Durrës-Tiranë që prodhon kabllo për automjete për llogari të një kompanie gjermane.
Policia e Durrësit dhe autoritetet të tjera që duhet të garantojnë sigurinë në punë, mësohet se kanë nisur aty një hetim për rastin.
Veç helmit kundër minjve siç pretendojnë vetë gratë, dyshimet janë se shkak për helmimin mund të jenë bërë edhe solucione që përdoren në fabrike apo për dezinfektim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten analizat për të zbuluar shkakun.
