Peka: Pati përpjekje për negociata nga grupi i Bashës, por nuk ndodhën. Alibeaj s’e kupton që ‘lufta’ ka mbaruar
Ish-zëvendësi i Brendshëm, Avenir Peka ka komentuar situatën në PD, që tashmë drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.
Në një intervistë për Ora News, Peka tha se vendimi i Gjykatës i dha formën ligjore listave politike që u ndërmorën në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ai ka reaguar edhe për deklaratat e Enkelejd Alibeaj, pas vendimit të Gjykatës, duke thënë se qëndrimi i tij i ngjason me atë të ushtarit japonez që ende nuk ishte informuar se lufta ka mbaruar.
Avenir Peka: Vendimi i Gjykatës thjesht ka dhënë formën ligjore të këtyre listave politike që u ndërmorën vjeshtën e shkuar. Qëndrimi i Alibeajt ngjason me historinë e atij ushtarit japonez që kishte përfunduar lufta dhe se dinte se ka përfunduar. Alibeaj i përket një grupi të afërt të Bashës që kanë qenë mbështetës të paepur të tij. Mundet ose jo grupimit tjetër të madh të PD, tashmë zyrtar. E rëndësishme është që opozita të bashkohet, ndërsa përsa i përket tre-katër deputetëve të Bashës që vazhdojnë të mbështesin atë, është zgjedhja e tyre.
I pyetur se nëse vendimi i Gjykatës i jep fund fund bisedimeve mes palëve, Peka tha se ka pasur përpjekje nga grupi i Lulzim Bashës, por që mes tyre nuk ka pasur negociata.
Avenir Peka: Ka pasur përpjekje nga grupi i Bashës për negociata, por nuk ka pasur negociata. Janë ata individë që privatisht janë munduar të afrohen te Berisha, duke u kërkuar pazar, por që nuk i është ofruar. Më pas është dalë me termin negociata, që në tërësinë e vet është Pazar. I vetmi kusht që foltorja, Berisha dhe gjithë të tjerët pas tij, ka qenë që jeni të mirëpritur, me kushtin që t’I nënshtorheni votës.
Ndër të tjera ai tha se deputetët që ndodhen në krahë të Bashës, janë përdorur politikisht nga ky i fundit.
Avenir Peka: Ndjej keqardhje për ta, por mendoj se Basha i ka përdorur politikisht këta, që nga fillimi sidomos këtë grupimin që ishte më i ashpër me palën tjetër të PD. I ka nxitur në ashpërsinë e tyre, në mënyrë që ë krijohet një çarje dhe një thyerje e tillë, në mënyrë që kur të ndodh ndarje e madhe, ky grupim të ketë shkuar aq larg në sulmet e palës tjetër sa mos të ketë më mundësi për t’u bashkuar.
Në kushtet kur dolën rezultatet e zgjedhjeve dhe Gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, politikisht është të kalosh nga gjeneral te Basha dhe nga një ushtar i thjesht të Berisha. Këtu ka konsistuar pazari, ne vijmë por vijmë me kushte. në kushtet kur nuk iu është dhënë një Pazar individual dolën me tezën e negociatave.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
