Covid-19 në vend: 1 viktimë, 27 raste të reja dhe 14 pacientë të shtruar në spitale

Një viktimë dhe 27 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk ka mundur t'i mbijetojë Covid-19 një qytetar 82 vjeç nga Tirana. 

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në 

Tiranë me 15 raste të reja, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër, 1 në Kukës, Lushnje, Berat.
Janë 504 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,463 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Mars 2022)
Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 804

Testime totale 1,774,441
Raste pozitive 273,459
Raste të shëruara 269,463
Raste Aktive 504
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:


Tiranë 256
Vlorë 68
Fier 51
Gjirokastër 37
Berat 20
Elbasan 19
Shkodër 15
Kukës 12
Durrës 10
Korçë 8
Dibër 6
Lezhë 2