Ushtarët 'vetëvrasës' në Çernobil ngasin automjetet në Pyllin e Kuq toksik
Trupat ruse që kapën vendin e aksidentit famëkeq bërthamor të Çernobilit ngritën retë e pluhurit radioaktiv kur kaluan automjetet e tyre nëpër zonën e kontaminuar, kanë thënë dy punëtorë.
Duke folur në mënyrë anonime për Reuters, ata thanë se ushtarët nuk kishin veshur asnjë veshje kundër rrezatimit dhe i përshkruan ata si "vetëvrasëse".
“Një autokolonë e madhe automjetesh ushtarake kaloi përgjatë një rruge menjëherë pas objektit tonë dhe kjo rrugë kalon pranë Pyllit të Kuq”, tha një nga burimet.
"Kollona ngriti një shtullungë të madhe pluhuri. Shumë sensorë të sigurisë së rrezatimit treguan nivele të tejkaluara," tha ai.
Pylli i Kuq mori emrin e tij kur pemët u kthyen në të kuqe pas shpërthimit të vitit 1986 në uzinë, që ndodhet rreth 100 km në veri të kryeqytetit Kiev.
Rusia tha pas kapjes së uzinës më 24 shkurt rrezatimi ishte brenda niveleve normale dhe pretendoi se veprimet e tyre parandaluan "provokimet bërthamore" të mundshme nga nacionalistët ukrainas.
Një nga punonjësit tha se ushtarët rusë me të cilët kishte folur nuk dinin për historinë e uzinës.
Forcat pushtuese tani janë larguar nga qyteti i Slavutych pranë Çernobilit, ku jetojnë shumica e punëtorëve të uzinës, tha sot kryetari i bashkisë së qytetit dhe ushtruesi i detyrës së shefit të uzinës së Çernobilit.

