Maliq, flakët shkrumbojnë stallën e bagëtive, ngordhin 40 keca dhe 1 viç
Një stallë bagëtish në Maliq të Korçës është përfshirë nga flakët.
Burime për Ora Neës bëjnë me dije se zjarri ka rënë në stallën e Petrit Fasho, banor i fshatit Kakaç të Maliqit.
Ora News mëson se ndërtesa është shkrumbuar totalisht ndërkohë që gjithë bagëtitë e fermerit kanë ngordhur, një viç e më tepër se 40 keca.
Ndërkohë policia nuk ka dhënë një numër se bagëti janë djegur.
"Pasditen e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Kakaç, Maliq, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive në pronësi të shtetasit P. F., ku për pasojë janë djegur disa krerë bagëti të imëta. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale."- njofton policia.
Ndërkohë zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e flakëve sapo ka arritur.



