Skandal në komisariatin 5, Mici u lejua të futet në qeli me çakmak me vete, i vuri flakën dyshekut
Një i ri humbi jetën në komisariatin nr 5 në Tiranë pak ditë pasi ishte arrestuar me akuzën për ushtrim dhune ndaj nënës. Arben Mici është lejuar të futet në qeli me një çakmak me vete të cilin e përdori për ti vënë flakën dyshekut. Përveç 26-vjeçarit që humbi jetën flakët plagosën edhe një të ndaluar tjetër dhe një punonjës policie. Ndërkaq Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet duke vënë në pranga dy policë dhe duke hetuar tre të tjerë.
Një 26-vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit brenda komisariatit të Kamzës mbrëmjen e të shtunës, 26 mars.
Të lënduar nga flakët mbetën edhe një i ndaluar tjetër dhe një punonjës policie.
Shkak i ngjarjes mendohet se ka qenë zjarrvënia e qëllimshme e dushekut të qelisë nga viktima Arben Mici.
Ai ka përdorur një çakmak, të cilin policët ia kishin lënë me vete në shkelje të plotë të ligjit dhe rregullores për ambientet e izolimit.
Brenda komisariatit të Kamzës këtë të dielë ndodhen vetëm oficerët që janë në shërbim si dhe grupi i hetuesve.
Për të zbardhur ngjarjen prokuroria e Tiranës po punon me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, ku deri më tani kjo strukturë ka arrestuar 2 efektivë të komisariatit si dhe ka proceduar 3 të tjerë.
Sipas hetimeve dyshohet se autor i zjarrvëniës është 26-vjeçari Arben Mici i arrestuar për dhunimin e nënës së tij pak ditë më parë.
Ai mendohet se i ka vendosur zjarrin fillimisht dyshekut të qelisë dhe më pas flakët janë përhapur në krejt qelinë dhe në korridore.
Sapo efektivët kanë parë që nga dhoma po dilte tym, i pari ka ardhur në ndihmë është Hajredin Boja për të nxjerrë nga dhoma e izolimit të arrestuarit por që është asfiksuar nga tymi.
Në ndihmë në efektivit Boja i kanë ardhur edhe kolegët e tij që ishin në turn, duke bërë të mundur nxjerrjen e policit si dhe të arrestuarin tjetër Dilaver Idrizi, ndërsa viktima është nxjerrë pak minuta më vonë.
Prokuroria nuk përjashton edhe mundësinë që vendosja e zjarrit të jëtë bërë me plan, në mënyrë që të krijohej kaos e panik me qëllim arratisjen e të arrestuarve. Kjo pistë pritet të saktësohet pas marrjës në pyetje të Dilaver Idrizit.
Dy të ndaluarit e dëmtuar nga zjarri ishin arrestuar pak ditë më parë për dhunë në familje.
Dilaver Idrizi ishtë personi që dhunoi bashkëshorten e tij duke e hedhur nga kati i tretë i banesës. Ndërsa viktima Arben Mici kishtë dhunuar nënë e tij si dhe disa herë ka tentuar ti vendoste flakën banesës ku jetonte.
Efektivi i policisë Hajredin Boja si dhe i arrestuari Dilaver Idrizi ndodhën në repartin e QSUT jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet që po ndiqën pritën të dalin sërisht prova të reja e ndërsa e përfshirë në proces hetimi është edhe ambjeti ku qëndrojnë të arrestuar, nëse i përmbush kushtet e duhura teknike dhe hidrosanitare.
