Në kërkim për trafik droge nga Italia, arrestohet i riu në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26 vjeçar i kërkuar nga Italia për trafik droge.

I arrestuari është R. F, banues në Manzë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Peruxhias, Itali, më datë 10.01.2022, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ndalimi i tij i përkohshëm u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj.