A është frikë të jetosh në Shkodër? Ja çfarë thotë Ademi pas shpërthimit me tritol në dy biznese
Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin sa më shpejt shpërthimin me tritol në dy biznese të Shkodrës, njëri prej tyre në pronësi të kandidatit të PD-së për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati.
Ademi: Është e vërtetë kanë qenë dy ngjarje që kanë tronditur qytetin, biznesit dhe familjet, dhe të gjithë qytetin, nevoja për të pasur siguri është e domosdoshme. Kërkesa ime për policinë, prokurorinë është që të zbardhin sa më shpejt atë që ka ndodhur, duhet të ketë siguri.
Në një prononcim për gazetarët, ajo tha se në çdo kohë që pamjet e kamerave të Bashkisë kërkohen, janë të disponueshme,.
Ademi: Ne kemi vendosur buxhet shtesë për kamerat në ambiente publike, janë për të ofruar siguri, rregull.Unë nuk kam pasur shqetësime të tilla ndonjëherë, kam komunikuar për çdo shqetësim që kemi pasur për sigurinë e qytetit.
Ademi theksoi se nuk është frikë të jetosh në Shkodër, edhe pse ngjarje të tilla e rëndojnë sigurinë.
