Nuk mbillet më grurë e jonxhë, fermerët në Fier: Imputet bujqësore të shtrenjta, nuk ja vlen
Është koha kur fermerët që mbollën grurë u hedhin dorën e dytë të plehut kimik.
“Këtu ndodhemi në zonën e Bishanit, ku fermerët e kanë shfrytëzuar tokën e tyre bujqësore për ta mbjellë me grurë misër apo elb, por çmimet e larta të imputeve bujqësore po i penalizojnë.”
Kjo grua e hap krahun sa mundet për të kursyer nga thesi që thonë se është bërë i papërballueshëm.
“130 mijë kuintali, 65 një thes është gjynah. Po si hodha pleh unë kashtë do marrë.”
Plehrat janë të fundit që u rritën sidomos pas heqjes së TVSH.
Fermerët thonë se të punosh e mbjellësh tokën çdo vit po bëhet më e kushtueshme.
“15 plugimi, 15 freza, 30 mijë dynymi.”
Kur bëjnë llogaritë e asaj që hedhin me atë që marrin, thonë se dalin me humbje edhe pse familjeve të vogla u mjaftojnë dy dynym grurë për të siguruar bukën.
“Ne jemi gjithmonë me humbje, me grurin me jonxh.”
“Parvjet bëra 11 kuintal dhe kam siguruar 2 vite bukë. Paguaj vetëm pjekjen.”
Për shkak se nuk sjell fitim, të rinjtë e kanë braktisur fshatin.
Në ara gjen vetëm të moshuar, si ky çift që thotë se mund të jetë hera e fundit që mbjellin grurë.
“E mbollëm sivjet, nuk e mbjellim dot më se nuk ia vlen"
Rritja e çmimit të drithërave dhe miellit i ktheu vëmendjen tek bujqësia.
Por edhe për këtë vit gruri ishte mbjellë para luftës në Ukrainë.
“Mund të kapet misri, fasulja, po ka kaluar sezoni i grurit.
Nësë fermerët nuk do të kenë mbështetje, thonë se shumë shpejt të gruri do të zëvendësohen nga ferrat.
