Pranga maniakut të kryeqytetit, dhunoi barbarisht në rrugë dy motrat Ruko

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçarin Denis Telo, banues në kryeqyet i cili dhunoi një ditë më parë dy motrat aktiviste të  Organizatës Politike Albina Ruko dhe Mirela Ruko pranë vendbanimit të tyre.

Ai akuzohet për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".

"Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29 vjeçe, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve, se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale".

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë 30-vjeçarin ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pranga maniakut të kryeqytetit, dhunoi barbarisht në rrugë dy