Anglia përmbys Xhakën dhe Shaqirin, barazon Belgjika. Shihni golat e miqesoreve
Sot është dita e miqësoreve për kombëtaret e mëdha. Në “Wembley” u rikthye Anglia të luajë në duelin ndaj Zvicrës ku titullarë ishin Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Pikërisht nga sulmuesi shqiptar erdhi asisti për golin e avantazhit të helvetëve nga Embolo në 22’.
Pa mbaruar pjesa e parë, ishte Luke Shaw që vuri barazpeshën për vendasit në minutën shtesë të këtij fraksioni.
Pjesa e dytë ishte shumë e ekuilibruar dhe me zëvendësime nga të dyja ekipet loja u bë e hapur dhe ata që shënuan ishin vendasit me Harry Kane me penallti. 2-1 ishte rezultati final për Anglinë që vijon të tregojë një formë të mirë.
Në miqësoren tjetër, Belgjika barazoi 2-2 në Irlandë përballë vendasve ku duhet thënë se trajneri Martinez kishte lënë yjet jashtë në këtë takim. Batshuayi dhe Vanaken shënuan për belgët ndërsa Ogbene dhe Browne për vendasit./Ora News/.
