Merret në pyetje Dybala, 12 lojtarë të tjerë nën hetim nga Guardia Di Finanza
Hetimi për mashtrim me bilancet për Juventusin ka hyrë në një fazë delikate dhe shumë të rëndësishme.
Sot Paulo Dybala është marrë në pyetje nga Prokuroria për tre orë ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me pagat që kanë marrë gjatê dy viteve pandemi.
Por ndërkohë edhe lojtarët e tjerë që janë ende pjesë e Juves dhe që kanë nënshkruar marrëveshjen për pagat e pezulluara janë Chiellini, Bonucci, Szcznesy, De Sciglio, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrato, Rugani, Rabiot, Pinsoglio, Bernardeschi, dhe gjithashtu do të merren në pyetje.
Hetimet do të bëhen për llogaritë e kompanisë, pasi dyshohet për një bilanc të rremë dhe një sërë parregullsish menaxheriale dhe administrative.
Sipas raportimeve të medieve italiane marrja në pyetje do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Të gjithë lojtarët dhe trajneri i sezonit 2019-2020, Mauricio Sarri, te Juventus, janë pjesë e këtij hetimi.
Vërtetimi me mashtrimet nê bilanc do tê sillte pasoja shumê të rënda ndaj Juventusit.../Ora News/.
