Drama e Mihajloviç: Leuçemia është rishfaqur, do ta ndjek skuadrën nga dhoma e spitalit
Seria A është pushim por sot një konferencë e papritur u thirr në “Casteldebole” nga Bologna dhe para mediave doli trajneri Sinisa Mihajloviç.
Trajneri serb njoftoi se është rishfaqur sërish sëmundja të cilën mendoi se e mposhti ndaj dhe i duhet të ndalet sërish në punën e tij si trajner.
“Nga analizat e kryera së fundmi, kanë treguar se sëmundja që unë vuaja ka filluar të më shfaqet sërish. Më duhet të filloj një rrugë terapeutike për të shmangur komplikimet dhe për të eliminuar këtë hipotezë negative. Do të më duhet të jem larg kësaj pune të përditshme për disa ndeshje. Këtë herë më shihni më të relaksuar sepse e di se çfarë duhet të bëj dhe situata është shumë ndryshe. Shpresoj që kohët të jenë të shpejta, por do të më duhet të mungojë për disa ndeshje. Do ta ndjek skuadrën nga dhoma ime e spitalit. Kjo sëmundje është shumë e guximshme të dëshirosh të përballesh me një tjetër me mua nuk i mjaftoi. Mund të biesh, por duhet të gjesh forcën të ngrihesh”, u shpreh Mihajloviç në fjalën e tij.
Siç e tha edhe vet ai, nuk ka aq shumë frikë sa herën e parë por gjithsesi mungesa e trajnerit mund të ndikojë në rezultatet e skuadrës./Ora News/.
