Southgate nuk e mbështet një bojkot të Kupës së Botës në Katar

Katari prej kohësh është vënë në shënjestër nga vende perëndimore të cilët kanë kritikuar vendin aziatik për shkeljen dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut. Thuhet se mund të kenë vdekur mijëra punëtorë për të ndërtuar impiantet e Kupës së Botës dhe po krijohet një frymë shumë kritike madje kërkohet edhe bojkot.

Duke folur për dy miqësoret e radhës, trajneri i Anglisë mendon se nuk janë lojtarët dhe ekipet që duhet ta bëjnë por gjithsesi nuk e mbështet këtë pozicion.

“Bojkoti është i mundur, por nuk mendoj se është një vendim që lojtarët ose unë mund ta marrim. Unë e kuptoj se ka pasur diskutime midis FA dhe organizatave si Amnesty International dhe ata mendojnë se do t'i ndryshonte gjërat më shumë nëse ne shkojmë atje. Ato gjëra dalin në dritë atje dhe kjo është ajo që drejton mendimin tone. Problemi më i madh është ajo që ndodhi me ndërtimin e stadiumeve dhe fatkeqësisht nuk mund të bëjmë asgjë më shumë për diçka të tillë tani”, u shpreh trajneri anglez.

Edhe vendet nordike si Norvegjia, Danimarka e Suedia kanë qenë të ashpra ndaj Katarit madje atje është formulur edhe ideja për të bojkotuar Kupën e Botës./Ora News/.