Shqipëria reziston, Broja kërcënues ndaj Spanjës në pjesën e parë
Një ndeshje e mirë deri tani e Shqipërisë në Barcelonë. Kuqezinjtë e Rejës janë treguar shumë solidë në 45 minuta lojë duke mbyllur këtë fraksion në barazim pa gola.
Duhet thënë se të pakta ishin rastet për Spanjën pasi nuk kishin hapësirat e duhura dhe kjo për meritë të kuqezinjve ndërsa për ne duhet sinjalizuar minuta e 13’ kur Balliu shkëputet në krah dhe jep një top në zone për Cikalleshin i cili rrëzohet nga mbrojtësi spanjoll dhe për arbitrin nuk ka penallti.
Loja dhe qarkullimi i topit është pronë e Spanjës si gjithmonë në filozofinë e saj dhe 2-3 rastet e krijuara për vendasit u neutralizuan nga Berisha. Për ne më i rrezikshmi deri në këto momente është Armando Broja që me 2-3 shpërthime të shpejta tentoi të çante prapavijën e Spanjës.
Në 42’ kishim rastin e artë pikërisht falë Brojës që jep një top në zonë por Cikalleshi nuk arrin ta shtyjë në rrjetë. Paraqitje e mirë të shikojmë se çfarë do të sjellë pjesa e dytë…/Ora News/.
