Video/ Momente tmerri për Mick Schumacher, aksidentohet dhe bllokohet në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2022, 19:06
Me një shpejtësi pothuajse me 250 km në orë ishte përplasja e Mick Schumacher në pistën e Jedahh në Arabinë Saudite.
Momente shumë të frikshme për pilotin gjerman të skuadrës Haas ku në provat zyrtare të çmimit të madh të Arabisë Saudite, djali i legjendës Michael Schumacher është përplasur fort me muret mbrojtëse teksa u bllokua në makinë disa momente.
Pas disa minutash dhe me ndërhyrjen e shpejtë të shërbimit mjekësor ai u nxorr nga makina dhe sipas raportimeve të para ai ishte koshient kur u fut në ambulancë.
Priten axhornime të tjera mbi gjendjen e tij por duket se e keqja ka kaluar./Ora News/.
