Shihni videon/ Çmendet tifozi turk, qëllon me armë Yilmaz pas penalltisë së gabuar

Ndeshja Portugali-Turqi ishte një dramë e vertetë. Vendasit kishin në dorë gjithçka mbrëmjen e djeshme duke kryesuar 2-0 por Yilmaz hapi ndeshjen më pas duke shënuar e më pas në 86’ humbet një penallti në mënyrë të pafalshme.

Sot në rrjetet sociale po qarkullon një video e një tifozi turk i cili mban një pistoletë në dorë mbi televizor në momentin që Yilmaz gjuan penalltinë sikur po e “kërcënonte”.

Ndoshta e nisi me shaka por me të humbur penalltinë sulmuesi turk, tifozi i çmendur shkrep dhe armën duke shkatërruar televizorin por nuk dihet nëse ka lënduar dhe dikë tjetër.

Shihni videon më poshtë…/Ora News/.