Messi luan dhe shkëlqen në ndeshjen e fundit para tifozëve, fiton Argjentina (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2022, 09:42
Një ditë më parë edhe vet trajneri Scaloni vuri në pikëpyetje vazhdimësinë e Messit me Argjentinën. Ajo e mesnatës ndaj Venezuelës ndoshta ishte dhe paraqitja e fundit e Messit para tifozëve të tij në Argjentinë pasi më pas vjen Botërori i Katarit dhe për yllin argjentinas mund të ketë ardhur edhe fundi në kombëtare.
Gjithsesi, Argjentina shkëlqeu me Messin në krye të sulmit dhe me shiritin e kapitenit teksa dominuan në çdo aspekt 3-0 Venezuelën.
Nicolas Gonzalez hapi serine e golave në 34’ dhe në 79’ ishte Di Maria që dyfishoi teksa të fundit e realizoi Messi në 82’.
Një fitore që e mban ende në vend të dytë në grupin eliminator pas Brazilit edhe pse kualifikimin e ka siguruar me kohë./Ora News/.
