“Pas Botërorit do të rishikoj shumë gjëra”. Çfarë ka vendosur Messi?
Skuadra argjentinase mposhti 3-0 Venezuelën, në ndeshjen e parafundit për kualifikueset për Kupën e Botës Katar 2022, por Lionel Messi kërkon të hapë një dritare të reja për të ardhmen.
Sapo përfundoi takimi, ai falënderoi publikun për mbështetjen teksa foli dhe në një kontekst sikur dëshironte të mbyllte një aventurë.
“Ne e prisnim këtë fitore, ta përjetonim në vendin tonë. Është një ditë e bukur për të shijuar me kombëtaren. Kam qenë i lumtur këtu për një kohë të gjatë, është një grup i mrekullueshëm. Njerëzit më duan shumë dhe jam mirënjohës për atë që përjetoj këtu. Pas fitimit të Copa America gjithçka na ndihmoi për ta bërë më të bukur dhe më të lehtë. Ishte një festë mbyllja e këtyre eliminatoreve me këtë ndeshje ndaj Venezuelës në shtëpi dhe po largohemi në mënyrë të bukur. Kupa e Botës? Pas Botërorit më duhet të rimendoj shumë gjëra”, komentoi Leo Messi pas ndeshjes.
Deklarata e tij menjëherë ka qarkulluar shpejt në rrjetet sociale dhe disa e shikojnë si mbylljen e aventurës me Argjentinën pas Katarit dhe jo më kot edhe Scaloni u shpreh se ndoshta Messi luajti për herë të fundit me tifozët e tij në shtëpi…/Ora News/.
