Brazili dhuron spektakël, lë Kilin jashtë Kupës së Botës (Video)

Brazili dhuron spektakël, lë Kilin jashtë Kupës së

Edhe pse është kualifikuar më tej, Brazili vijon të fitojë dhe të dhurojë spektakël. Në ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të Botërorit për zonën latine, Brazili dënoi Kilin duke i mposhtur 4-0 dhe tashmë për Vidal me shokë mbetet një përqindje shumë e vogël për të shkuar në playoff.

Ishte një rikthim edhe për Neymar para tifozëve dhe nuk i zhgënjeu me paraqitjen e tij teksa hapi rrugën e suksesit duke shënuar me një penallti. Më pas Vinicius, Coutinho dhe në fund Richarlison mbylli suksesin 4-0.

Uruguai ndërkoi arriti të kualifikohej direkt për Kupën e Botës në raundin e parafundit të eliminatoreve falë suksesit minimal 1-0 ndaj Perusë falë golit të shënuar nga De Arrascaeta në 42’.

Tashmë gjithçka luhet për vendin e pestë që të çon në playoffin e Botërorit dhe janë Kolumbia, Kili dhe Peruja që luajnë shanset në ndeshjen e fundit./Ora News/.