Hysaj për duelin me Spanjën: Ta presim dhe ta godasim në momentin e duhur
Në krah të trajnerit Edy Reja në vigjilje të sfidës me Spanjën ishte Elseid Hysaj, i projektuar për të qenë kapiten në Barcelonë përballë “La Rojas”.
Në fjalën e tij ai vuri theksi te mënyra sesi Shqipëria mund të përballojë një skuadër që luan mirë me top dhe dominon lojën.
“Është një ndeshje shumë e bukur, të gjithë duan të jenë në fushë. Për ne është një ndeshje me karikim të madh, shpresoj të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat të mirë, për ne dhe për të ardhmen tonë”.
Si mund të përballohet?
“Spanja është një nga skuadrat më të mirë në mbajtjen e topin dhe lojën e shpejtë. Duhet të rrimë pas duke pritur. Do shkojmë përpara me sulm ose presing nëse do shohim se del ndonjë rast. Nesër do jetë një nga testet më të mira. Ata luajnë shpejt dhe mbajnë topin, do të jetë një provë e madhe. Atmosfera është shumë e mirë, i kemi munguar njëri-tjetrit. Jemi shumë mirë, të gëzuar që u takuam dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër“, deklaroi mbrojtësi shqiptar i Lazios në vigjilje të duelit me “La Rojan”./Ora News/.
