Edy Reja: Maqedonia e meritoi me Italinë. Ndaj Spanjës të provojmë veten
Edy Reja doli në konferëcën për shtyp për të komentuar sfidën me Spanjën. Ai vlerëson maksimalisht trajnerin Luis Enrique dhe ekipin iberik teksa foli edhe për eliminimin e Italisë.
Çfarë mendoni për futbollin spanjoll?
"Futbollin spanjoll e njohim dhe ka luajtur gjithmonë mirë me topin. përgëzoj luis enriquen për punën e tij. E kam njohur Enriquen te Roma dhe unë kisha më shumë eksperiencë. kam fituar 2 herë ndaj tij në derbi. luis enrique është bërë trajner i madh dhe mbi të gjitha është bërë njeri i madh. kam konsideratë të lartë për të".
Për eliminimin e Italisë?
"Është një diskutim shumë I gjatë dhe duhet shumë për ta analizuar. Unë mendoj se kemi gabuar dy ndeshje sidomos me atë ndaj Irlandën e Veriut. Mu duk një skuadër shumë e lodhur fizikisht, është një zhgënjim i madh sepse për 12 vjet nuk do të jetë në Botëror. Duhet parë çfarë duhet bërë dhe do të ketë kohë për të analizuar".
Ajo që bëri Maqedonia është diçka e madhe ..
“Për mua nuk është surprizë, kanë edhe lojtarë shqiptarë. Merituan edhe për rezultatet pozitive që kanë bërë, mendoj se e meritonin edhe pse më vjen keq. Ata kishin këtë mundësi dhe e shfrytëzuan. Ishin më shumë të vëmendshëm dhe shfrytëzuan më mirë, ndërsa ne nuk goditën shumë në portë. Italia nuk bëri paraqitjen që kemi parë të bënte në nivelin e saj".
Ndaj Spanjës vlen më shumë loja apo rezultati?
"Neve do të na pëlqente të dilnim nga stadium me një paraqitje të mirë. Do të më pëlqente të jemi kompetitivë dhe të bënim një lojë të mirë. Është një prove që na shërben për të provuar ndaj një skuadre shumë të madhe. Do të doja edhe lojë të mirë edhe rezultat pozitiv. Shpresoj të mos bëjmë ato ndeshje si me Anglinë në të kaluarën".
Për çfarë vlen më shumë kjo ndeshje?
"Do të provohemi ndaj ekipeve të mira dhe na shërbejnë për lojtarët që të shikojmë se ne çfarë pike jemi. Nëse jemi kompetivië ose jo, nëse po përmirësohemi. Unë I kërkova Federatës dy miqësore të rëndësishme për të parë veten. Edhe me Gjeorgjinë është ndeshje e fortë që do ta vlerësojmë. Lojtarët nuk do ta tërheqin këmbën pas dhe duan të bëjnë mirë, duan të tregojnë të gjithë vlerën e tyre. Unë shpresoj të që dale një paraqitje e mirë për ne..."
A mendoni se niveli fizik është I duhur për të përballuar një ndeshje me Spanjën..
"Fizikisht duhet të jemi në maksimum ndaj një ekipi si Spanja. Ne kemi lojtarë që kanë këtë kapacitet dhe e kanë treguar karakterin dhe forcën. Jemi ekip që nuk dorëzohet lehtë, e kemi konfirmuar më parë".
Ndeshje që do ta mbajë Spanja më shumë topin, si do të sillen sulmuesit dhe mbrojtësit?
"Ne duam t’ia japim topin gjithmonë Spanjës dhe mjafton ta godasim kur të krijojmë mundësinë. Çdokush ka filozofinë e saj dhe Spanjën e dime sesi luan dhe ne kemi disa vështirësi por kemi armë në ofensivë për të kërcënuar. Ne duhet të punojmë si skuadër dhe jo në aspektin individual…"
Cila është forma e skuadrës dhe veç Hysajt kush do të jetë titullar?
"Nuk e di se kush do të luajë, pas seancës së fundit në mëngjes do të vendos. Më duken të gjithë në formë, me atë që kam parë këto 3 ditë. Janë të gjithë mirë fizikisht por ditën e fundit do të vendos, as lojtarët nuk e dijnë".
Në sulm kush ka më shumë shanse të luajë ndaj Spanjës?
"Nëse ndiqni atë që bëjnë lojtarët tanë, kanë luajtur të gjithë. Të gjithë janë aktivizuar edhe mesfushorët në këtë periudhë. Pra është një aspekt i mirë që të gjithë luajnë dhe pres që të më japin përgjigje të mirë. Fillimisht duhet të flas me lojtarët dhe nuk mund të jap formacionin këtu para se t’ua them lojtarëve. Janë të gjithë në formë dhe ka më shumë rendësi. Unë bëj bisedë kolektive dhe jo individuale, të gjithë duhet të punojmë për njëri-tjetrin".
Sa vlejnë këto sfida për Ligën e Kombeve?
“Kemi zgjedhur ekipe të forta për të shikuar nivelin tone. Spanja dhe Gjeorgjia janë ekipe të vlefshme për të kolauduar ekipin për ndeshjet zyrtare. Do të më pëlqente të luaja ndaj Maqedonisë, jo për hakmarrje por për nivelin tone”, u shpreh Reja ne fjalen e tij./Ora News/.
