Muze për Sterjo Spassen, përfundon rikonstruksioni i shtëpisë së shkrimtarit në Gollomboç të Pustecit

Muzeu kushtuar shkrimtarit Sterjo Spasse ka hapur dyert dhe është i pari në Pustec, që do të shërbejë për promovimin e turizmit në bashkinë e vogël.

Shtëpia muze e shkrimtarit Sterjo Spasses në Gollomboç të Pustecit ka tashmë një pamje të re.

Pasi iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë, ajo hapi dyert për vizitorët.

Aty janë vendosur dorëshkrime origjinale të shkrimtarit, por dhe objekte tradicionale të zonës.

Ilinden Spasse, edhe pse në moshë të thyer nuk i fshehu emocionet kur e pa të mbaruar muzeun për të atin.

"U befasova, nuk e prisja në atë formë".

Muzeu kushtuar Sterjo Spasses është i pari në Pustec dhe një dallëndyshe për promovimin e turizmit në Bashkinë e vogël.

Puna aty nisi dy vite më parë me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Sterjo Spasse lindi në Gollomboç, 16 shtator 1914 dhe u nda nga jeta në Tiranë, 1989.

Romani më identifikues i tij ishte ai me titullin “PSE”.