Nostalgjia e mërgimtarit

Mes miliona shqiptarëve që lanë vendin dhe morën rrugët emigracionit gjatë 3 dekadave demokraci të shumtë kanë qenë edhe artistët! Poeti Isuf Sokoli u rikthye në Shëngjin për të promovuar 7 vëllime poetike kushtuar vendlindjes.

Poeti Isuf Sokoli u rikthye në Shëngjin për të prezantuar krijimtarinë artistike në emigrim kushtuar vendlindjes.

Isuf Sokoli: " Ne i drejtohemi zemrës dhe shpirtit të mërgimtarëve kudo ndodhen nëpër botë dhe na japin forcë, kurajo dhe shpresë se boshllëku shpirtëror i krijuar nga distanca një ditë do të mbushet plot"

Në një kohë të shkurtër ai ka botuar plot 7 vëllime potike, duke përçuar në këtë mënyre nostalgjinë e mërgimtarit.

Ndue Dragusha, shkrimtar:" Kur çdo lexues do të gjej pjesë të jetës së vët, dhe që në mënyrën se si e shtron narracionin poetik, poeti të bën të derdhësh lot malli duke rikthyer atë nostalgji perfekte."

Krijimtaria Isuf Sokolit, u prezantua në 70-vjetorin e lindjes së tij, në një aktivitetet ku të pranishëm ishin shkrimtarë, krijues, miq e bashkëpunëtor të poetit.