Historia prekëse, 22-vjeçarja shpërfytyrohet nga 800 kafshimet e qenëve, i dashuri i qëndron pranë

Një studente nga Teksasi u shpërfytyrua pasi dy qen për të cilët u punësua për t'u kujdesur e kafshuan 800 herë.

Ajo u shpreh se nuk ishte e sigurt që i dashuri i saj do të dëshironte të qëndronte me të më pas.

Jacqueline Durand, 22 vjeç, tha se menjëherë kishte frikë se lëndimet e saj do t'i jepnin fund marrëdhënies së saj me të dashurin Nathan, 24 vjeç, pasi ajo u sulmua dy ditë para Krishtlindjeve vitin e kaluar , por se ai u zotua të qëndronte me të.

Duke folur për CBS News, në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram të mërkurën, Durand u shpreh:

"Unë mendoj se sulmi na ka afruar edhe më shumë. Isha skeptike nëse ai do të qëndronte me mua. E pyeta drejtpërdrejt: A dëshiron të jesh akoma me mua? Unë kam ndryshuar përgjithmonë", dhe ai tha "Nuk do të doja të isha askund tjetër".

"Unë e di se nuk ka asnjë arsye për të mos e besuar atë sepse ai flet të vërtetën."

Ajo u takua me Nathanin pasi gjeti një punë në PetCo në Coppell, një periferi të Dallasit. Ajo la punën e saj atje sepse nuk i pëlqente të punonte me brejtës, por Nathan kërkoi numrin e saj në turnin e tyre të fundit së bashku.

Marrëdhënia e tyre u vulos kur ajo qëndroi pranë tij përmes një diagnoze të kancerit dhe trajtimit të suksesshëm që përfundoi pak para se ajo të kafshohej nga qentë.

Duke folur për CBS News i dashuri i Durand, Nathan, 24 vjeç, tha se ai po qëndronte pranë saj.

“Jam shumë mirënjohës që kam të njëjtën mundësi për të treguar të njëjtin nivel dashurie dhe kujdesi që ajo më tregoi gjatë asaj kohe”, tha ai.

Nathan tha se kohët e fundit kishte kapërcyer kancerin dhe se ishte i prekur nga mënyra se si Durand e kishte mbështetur atë dhe tani dëshiron ta mbështesë atë përmes operacionit rraskapitës të fytyrës.

Gjatë transmetimit, Durand tregoi gjithashtu për zemërimin e saj se pronarët e qenit, Dr. Justin Bishop dhe gruaja e tij Ashley nuk kishin qenë në kontakt me të pasi pjesa më e madhe e fytyrës së saj ishte shqyer.

Durand ishte punësuar për tu përkujdesur për qentë e çiftit dhe shkoi të shihte kafshët shtëpiake gjatë një takimi, kohë gjatë së cilës kafshët dukeshin se silleshin mirë.

Ajo thotë se ata premtuan asaj se kafshët do të ishin në vendet e tyre përkatëse kur ajo të vinte, por më pas i kishin dërguar mesazh për t'i thënë se kafshët shtëpiake ishin të lira në shtëpi.

Durand duket se u mashtrua në momentin që u la vetëm me qentë dhe tani po padit çiftin, me akuza penale, për 1 milion dollarë.

Historia prekëse, 22-vjeçarja shpërfytyrohet nga 800 kafshimet