Kuçovë, aksidentuan dy gra, njëra ndërroi jetë, prangosen dy të miturit
Policia e Beratit ka arrestuar një person pasi aksidentoi dy persona, ku njëra prej tyre ishte me pasojë vdekjen
Po ashtu është arrestuar edhe pasagjeri në motomjet, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit: E. T., 16 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit"; Arrestimi i shtetasit E. T. u bë pasi ditën e djeshme, duke drejtuar një motomjet tip "Honda", pa targa, ka aksidentuar shtetasen L. M., e cila ndërroi jetë dhe shtetasen F. A., e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë. Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit A. S., 14 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
