Tirana pa fusha sportive, ambiente të degraduara dhe të kyçura për të rinjtë
Fushat sportive publike në Tiranë janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa disa të tjera janë degraduar. Edhe pse premtimet e Kryebashkiakut kanë qenë të mëdha për terrenet sportive realiteti tregon se fushat sportive janë drejt degradimit e në ato raste kur janë në gjendje disi më të mirë duhet të paguash.
Infrastruktura sportive në Shqipëri është degraduar aq sa një pjesë e të rinjve nuk angazhohen me sport edhe për pasojë të degradimit siç është dhe këtu në Fushën e Zezë ku fusha sportive është mbuluar nga ferrat.
Kjo fushë sportive në Qytetin Studenti është dëmtuar pothuajse 100%, duke u shkatërruar krejtësisht.
Edhe pse premtimet e Kryebashkiakut kanë qenë të mëdha, sidomos për terrenet sportive, realiteti tregon krejt të kundërtën.
Fushat sportive, edhe aty ku ka, janë të dëmtuara ndërsa askush përgjegjës nuk ka marrë asnjë masë për mirëmbajtjen. Edhe pamjet nga zona e Brrylit flasin vetë.
Ndërkohë në zonën e ish-stadiuimit "Dinamo", dy fushat e basketbollit janë të mbyllura edhe pse Veliaj propagadon se janë të hapura në çdo moment për të rinjtë.
Sipas burimeve të Ora News nuk mungojnë as rastet kur personat mbi 17 vjeç duhet të paguajnë 50 lekë për një orë nëse duan të luajnë në këto fusha sportive publike.





