Xhepa: Inflacioni do të vazhdojë në rritje, prioritet është mbajtja nën kontroll e çmimeve
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa i ftuar në RTV Ora u shpreh se lufta në Ukrainë ka bërë që të ketë një inflacion të lartë në vendin tonë.
Ai tha se Sipas parashikimeve, ekonomia globale edhe ën vitin e ardhmen do të pësoj recesion dhe se për vendin tonë prioritet është kontrolli i çmimeve.
Xhepa: Për shkak të konfliktit të nisur në Ukrainë është bërë që të ketë një rrezik shumë të madh. Edhe në vendin tonë kjo ka bërë që të ketë një inflacion shumë të lartë. Niveli zyrtar i inflacionit pritej të ishte rreth 6%, por në fakt rritjet për një kategori produktesh bazike, ndikimi në xhepat e qytetarëve është shumë më i madh se sa kaq. Vendi ynë po ndjek politika gjatë Luftës së Dytë Botërore me ngritjen e çmimeve për të kontrolluar çmimit. Norma e interesit është rritur dhe kjo do të thotë se inflacioni është i lartë dhe do të shkojnë në recesion.
Sipas parashikimeve, ekonomia globale edhe ën vitin e ardhmen do të pësoj recesion. Do të një situatë e pazakontë. Prioriteti absolut tani është mbajtja nën kontroll e çmimeve. Kjo nuk është një krizë që e ka bazën në efektet e ekonomisë, por te lufta dhe do të jetë një situatë shumë e vështirë për tu menaxhuar. Rritja e interesit nga Banka do të rrisë borxhin e qeverisë duke qenë kredimarrësi më i madh në vend.
Xhepa shtoi rritja e çmimit të parë do të thotë se do të bëhet më e vështirë duke prodhuar efekte negative në ekonomi.
Xhepa: Rritja e çmimit të parë do të thotë se do të bëhet më e vështirë duke prodhuar efekte negative në ekonomi. Nuk është se është rritur kërkesa, por janë rritur çmimet në 26%. Ka akoma pasiguri për këtë çështje dhe është shumë e vështirë që të bësh parashikime në këtë kontekst. Në momentet e përfundimit të konfliktit do të vazhdojë të jetë rritja e çmimeve. Gjatë gjithë këtij viti do të jetë ky fenomen, sidomos për produktet energjike sepse lidhet me tranzicionin energjitik.
