A do të ketë lëvizje në qeveri? PS mbledh Kongresin në 9 prill, do miratojë ndryshimet statutore
Kongresi i radhës i Partisë Socialiste do të mbahet më datë 9 prill. Mbledhja e parë ishte caktuar të zhvillohej më 29 janar, por u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, të cilat u fituan në shumicë nga të majtët. Ndërsa mësohet se Kongresi pritet të miratojë ndryshimet në statutin e PS-së, mbetet e paqartë vendimmarrja e kryesocialistit Edi Rama lidhur me kabinetin e tij, i cili po përballet me krizën e çmimeve dhe protestat e qytetarëve në vend.
Partia Socialiste do të mbajë më 9 prill Kongresin. Mbajtja e Kongresit ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama më 29 janar, por u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.
Më 9 prill, pritet që Partia Socialiste në Kongres të miratojë ndryshimet statutore.
Nuk dihet nëse në punimet e këtij Kongresi kryeministri Edi Rama do të bëjë ndyshime në kabinet, por këto ditë nuk kanë qenë të qeta në radhët e socialistëve.
Burime jozyrtare kanë thanë se disa ministri mund të preken dhe do të ketë lëvizje.
Ky është viti i parë i qeverisë së “Rama 3” dhe pritet të shihet nëse kryesocialisti do të bëjë lëvizje në ekip për të sjellë ato që i quan “impulse të reja” apo puna e ministrave deri tani ka qenë në nivelin e pritshmërive të tij.
Megjithatë, qeveria e Edi Ramës është përballur me protesta që në ditët e para të marrjes së detyrës, por dhe në ditët e fundit, për shkak të rritjes së çmimeve.
Në Kongresin e fundit të PS në qershor 2021, socialistët morën vendime të rëndësishme.
Pati afrime dhe largime, më i rëndësishme tërheqja e Gramoz Ruçit nga politika aktive.
Një ndër zërat më të rëndësishëm në PS, u tërhoq duke thënë se tashmë radhën e kishin të rinjtë.
