Pezullohet gjykimi për Dritan Rexhepin e 6 të tjerë. Të pandehur në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës
Pesë prej personave të akuzuar deri tani për rrëmbimin e Jan Prengës në vitin 2020 kanë përfituar pushimin e gjykimit me kërkesë të prokurorisë së posaçme, SPAK. Pas mbylljes së dosjes ndaj vëllezërve Hajri, Gjykata e Posaçme ka vendosur të vijojë gjykimin për dy të pandehurit Festim Bixhdili që ndodhet i arrestuar dhe Olsi Turja. Togat e zeza pezulluan gjykimin për 7 të pandehur të cilët nuk ndodhen në Shqipëri.
Pas afro dy vitesh nga rrëmbimi dhe zhdukja e 48-vjeçarit Jan Prenga, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pezulluar gjykimin me një vit për Dritan Rexhepin dhe 6 të pandehurve të tjerë, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini të cilët janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra, gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet për vëllezërit Bajram Hajri, Leonard Hajri dhe Elton Hajri si dhe të Aleks dhe Ardian Doçaj. Vendimi është marrë të enjten nga Gjykata e Posaçme ndërkohë që për këtë çështje po gjykohen dy të pandehur Olsi Turja dhe Festim Bixhdili.
Ndaj të pandehurve rëndojnë akuza si "Rrëmbim apo mbajtje peng e personit" "Mbajtje pa leje e armëve luftarake" "Fshehja dhe asgjësimi i kufomës" "Grupi i strukturuar kriminal”"Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal".
Sipas SPAK pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj, ndërsa shkak është bërë vëllai i tij Astrit Prenga, pasi ky i fundit kishte vjedhur një sasi kokaine. Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej gati 2 vitesh trupi i tij nuk është gjetur me gjithë përpjekjet e prokurorisë.
Sipas SPAK, Jan Prenga u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astriti mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimin e gjykimit për të pandehurit e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Bëhet fjalë për të pandehurit Dritan Rexhepin, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishti dhe Geraldo Martini.
Ata akuzohen për “Rrëmbim apo mbajtje peng të personit, ku është shkaktuar vdekja, Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe fshehja e asgjësimi i kufomës, Grup i Strukturuar Kriminal.

