Luleshtrydhja e Fierit del nga serra me 50 lekë në treg shitet 200 lekë

Një kuti me luleshtrydhe në tregjet e Fierit kushton 200 lekë, por në Tiranë dhe më gjerë kushton edhe më shumë.

Për tregtarët e luleshtrydhes në Kafaraj të Fierit këto çmime janë tepër të larta në krahasim me ato që i nxjerrin nga serrat.

Nga serra një kuti del me çmimin nga 50 deri në 55 lekë, ndërsa çmimi disafishohet në tregjet e vendit.

Vetë fermerët shpehen se kostot e larta të prodhimit të luleshtrydhes po ua bëjnë më të vështirë punën.

"Sipas shpenzimeve që kemi bërë çmimi është gjysmë për gjysmë. Bombat bien në Kiev të gjitha çmimet rriten por çmimi i luleshtrydhes vetëm bie" thotë një fermer.

Përbytjet nga Lumi i Vjosës së disa muajve më parë ndikuan drejtëpërdrejtë tek këta fermerë të cilët thonë se shteti nuk iu gjend pranë kur kishin nevojë.

 
Thonë se këtë vit rrezikojnë që të mos nxjerrin as shpenzimet e tyre.

Në vendin tonë fermerët shpesh-herë kanë ngritur shqetësimin se tregatarët abuzojnë me çmimet, ndërsa asnjëherë nuk ka pasur një ndërhyrje serioze. 

Luleshtrydhja e Fierit del nga serra me 50 lekë në treg shitet 200

Luleshtrydhja e Fierit del nga serra me 50 lekë në treg shitet 200