ÇMENDURI/ Fluturojnë me Tesla për video virale, të tjerët i filmojnë. Telashet pas sfidës

Policia e Los Anxhelës është në kërkim të të rinjve të cilët për hir të famës në rrjete sociale kryejnë veprime të rrezikshme me  makinën e tyre.
Në video duket një makinë tip Tesla –S-BLM e  cila “fluturon” në një gjatësi 15 metra përpara se të përplaset me disa makina të parkuara.

Ngjarja është regjistruar të shtunën në darkë raportojnë mediat vendase dhe policia ka vënë në dispozicion 1 mijë dollarë shpërblim për të treguar në polici se kush janë të rinjtë pas kësaj çmendurie.

Pas sfidës virale të rinjtë braktisën Telsën në vendngjarje. Mediat amerikane shkruajnë se shoferi është një përdoures i Tik Tok i identifikuar me emrin @dominyas i cili në momentin që të zbulohet ndaj tij do të ngrihen akuza.

Incidenti ndodhi gjatë një takimi me përdoruesit e Teslas që ishte thirrur në internet. Aty u ishte bërë thirrje të gjithë përdoruesve të Tesla-s të takoheshin në një vend të caktuar. Në video duken disa persona që filmojnë makinën teksa fluturon para se të përplaset me dy makina të tjera të parkuara aty pranë.