Donjeta Kosumi, Kallashi “arratiset" me pushime në mal, por në shoqërinë e kujt është?

Donjeta Kosumi një vajzë rebele e cila jetën e saj e ndërtoi sipas dëshirës, pa e vrarë mendjen se çfarë thotë bota. Kudo që përmendet emri i saj, rrjeti vlon me lajme duke marrë kështu një vëmendje të madhe.

E njohur me nofkën Kallashi, ajo pranoi ftesën nga D-Night për t'i vënë “flakën” studios e për të na shuar shumë kureshtje.

Dajana: Jam shumë kurioze të di si ka lindur nofka Kallashi?

Kallashi: E vërteta e kësaj nofke është se e kam pasur që në fëmijëri në shkollë, pak rebele një fëmijë i “lazdruar” dhe aty nisi si nofkë. Pastaj u bë edhe më e madhe kur kam filluar të vallëzoj.

Dajana: Je shkëputur pak nga jeta e showbizzit dhe të qenurit goxha aktive në media. Ishte një vendim që ti e more apo diçka që erdhi natyrshëm?

Kallashi: Në fakt pauzën e kam filluar që para pandemisë dhe ishte dëshira ime. Më pëlqeu pak jeta normale, pa zhurmë, pa media dhe e shijova e po e shijoj ende shumë. Më duket se e kisha shumë të nevojshme një jetë normale larg zhurmës.

Dajana: Në mal po i shijon vetëm pushimet?

Kallashi: Po vetëm me shoqërinë time. Nuk ka diçka, pasi jam nga ato vajza që tregoj gjithmonë të vërtetën. Tani ca gjëra i kemi pasur, por i kemi kaluar.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: