Milaim Zeka: Me gruan kam 16 vite diferencë, vjehrra ishte kundër. Si e gënjeva bashkëshorten
Gazetari Milaim Zeka, ka folur për jetën e tij personale, ku është shprehur se me bashkëshorten e tij ka 16 vite diferencë moshe.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, gazetari tregoi se si është njohur me gruan e tij, ndërsa shtoi se kundër martesës së tyre vjehrra e tij ka qenë kundër.
Ai tha se arsyeja e vetme që vjehrra kundërshtonte martesën, ishte mosha e madhe e Zekës.
Milaim Zeka: Kam diferencë moshe me nusen time. Është gazetare shumë e njohur në Shqipëri. Kur jemi takuar së bashku, i kam thënë që jam një super fukara, jam fermer në Kosovë, kam një fermë të lopëve, dhe si kam treguar fare as që jetoj në Suedi dhe për fatin e mirë jemi dashuruar dhe kemi dy fëmijë. Vjehrra ime ka qenë komplet kundër për shkak të moshës. Kam 16 vite diferencë.

