Bashkëpunimi me Dafina Zeqirin, Majk tregon se nga u frymëzua për tekstin e këngës

"Më fal" është bashkëpunimi i suksesshëm i dy artistëve shumë të dashur për publikun Dafina Zeqiri dhe Majk.

I ftuar në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Majk ka treguar ku u frymëzua për tekstin e këngës.

Majk: E gjithë kënga ka të bëjë me atë që sa vështirë është t'i besosh dikujt dhe besoj që në ato vargje mund ta gjejë veten secili. Besoj se çdo njeri në jetë e ka përjetuar në njëfarë forme tradhtinë dhe në njëfarë mënyre është ndjerë ashtu. Kur them tradhtinë nuk po flas vetëm për lidhje dashurie.

Tradhti mund të përjetosh në shoqëri nga një mik i ngushtë që e ke pasur gjithë jetën ose ku ta di, gjëra të tjera. E kanë gjetur veten shumë njerëz.