Majk tregon në studion e Why?Not anën e tij familjare, a është ai një prind shembullor?

Baba i një djali, Majk ka treguar në studion e Why?Not në RTV Ora për moderatoren Roza Lati se sa prind shembullor është.

Teksa në ledwall shfaqet një foto e Majkut me djalin e tij mbi krahas së cilës shkruhet "kështu pritet 2022", këngëtari shprehet se fëmijët janë pjesa më e dashur në botë.

Majk: Mënyra më e mirë për ta pritur 2022. Mendoj se me atë përshkrim kam thënë gjithçka. Fëmijët janë pjesa më e dashur në botë, janë krijesa më e mirë që na lumturojnë gjithmonë dhe është gjithmonë kënaqësi të kaloj kohë me fëmijët. Kështu që ku ka më mirë se ta fillosh kështu.