Rusët rrëmbejnë autokolonën humanitare që ishte drejtuar në Mariupol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2022, 07:50
Një autokolonë humanitare me 11 autobusë bosh, e cila ishte drejtuar drejt Mariupolit për të shpëtuar ukrainasit që po largoheshin nga qyteti, u rrëmbye nga forcat ruse së bashku me drejtuesit e automjeteve dhe operatorë të ndryshëm të shërbimeve emergjente: njoftoi qeveria ukrainase, sipas raporteve nga CNN.
Karvani, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, u ndalua në një pikë kontrolli rus pranë Mangushit, rreth 15 km në perëndim të Mariupolit, dhe u dërgua në një vend të panjohur.
