Franca përgatitet të mirëpresë 100,000 refugjatë ukrainas

Franca ka nisur një plan kombëtar për të përgatitur strehim për të paktën 100,000 refugjatë ukrainas, u tha gazetarëve të martën kryeministri francez Jean Castex.

"Gjithnjë e më shumë prej tyre po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë," tha Castex, pas një takimi ndër-departamental të krizës për këtë çështje.

Më shumë se 26,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës, sipas Castex.

Midis tyre, 10.500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars.

Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen më mirë në tregun e punës të Francës, me kurse franceze të ofruara në agjencinë e punësimit të vendit.

"Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë," tha Castex.

“Është nderi i vendit tonë të bëjë pritjen më të ngrohtë të mundshme për miqtë tanë ukrainas.”