Kreu i shtetit gjerman pozitiv, Steinmeier dhe gruaja e tij infektohen nga koronavirusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 19:51
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier 66 vjeç dhe gruaja e tij Elke Büdenbender 60 vjeçe janë infektuar me virusin SARS-CoV-2.
Ata po kalojnë simptoma të lehta të sëmudjes, tha një zëdhënëse në Berlin të martën.
Një test i shpejtë dhe një test PCR rezultuan pozitivë.
Presidenti Federal dhe gruaja e tij shkuan menjëherë në izolim familjar.
Të gjitha kontaktet e ngushta janë informuar.
Sipas Zyrës së Presidentit Federal, Steinmeier mori dozën e tretë të vaksinës më 12 nëntor.
Presidenti Federal dhe gruaja e tij konsiderohen pacientë me risk të lartë rreziku.
Kjo pasi Steinmeier i kishte dhuruar një veshkë gruas së tij në vitin 2010.

