“Hala tu bo lekë më shume se …“ Majk tregon se për kë e kishte, ekskluzivisht në Why?Not

"Që 15 vjet në këtë rep hala fly, hala tu bo lek më shumë se bitchat në Dubai", është një nga rreshtat e këngës së Majkut.

Ai tregon në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati se për "kë e kishte."

Majk: Nuk kam qenë në Dubai asnjëherë, as nuk do shkoj. Është aq i bukur i ndërtuar, por ma kanë bërë bajat aq shumë sa që të jem i sinqertë kur përmendet Dubai ku të shkon mendja. Kështu që ma kanë hequr dëshirën, s'dua të shkoj fare atje. Sa përmendet Dubai i bukur, të shkon mendja atje fatkeqësisht.