Me kapuç në kokë dhe thikën gati për të vrarë borxhlien, arrestohet në Lushnje 63-vjeçari nga Kruja
Policia e Lushnje ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Pas njoftimit të marrë nga qytetarët se në një pallat në lagjen "Çlirimi", ndodhej një person i maskuar me kapuç forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe përpara derës së shtetases A. B., 50 vjeçe, konstatuan shtetasin E. E., të maskuar, me kapuç në kokë.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(thikë) dhe një palë dylbi.
Arrestimi i shtetasit E. E., 63 vjeç, banues në Krujë, u bë për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasja A. B., i kishte marrë hua një sasi parash shtetasit E. E.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
