Negocioi zgjidhjen e krizës, PPE: Vlerësojmë dorëheqjen e Bashës për një fillim të ri dhe unitet në parti

Grupi i Partive Popullore Europiane, që u investuan direkt në zgjidhjen e krizës brenda PD përmes  një prej figurave më të njohura në radhët e saj, Elmar Brok,kanë përshëndetur dorëheqjen e Bashës si kryetar i PD.

Në një reagim në Twitter, PPE vlerëson përpjekjet e Bashës për partinë dhe vendin, duke hapur rrugën për një fillim të ri dhe unitet në parti.

"Falenderojme@lulzimbasha_al për hapin e tij të përgjegjshëm në lidhje me @pdshqiperi. Vlerësojme të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke hapur rrugën për një fillim të ri dhe unitet në parti.Lufta e korrupsionit, forcimi i shtetit të së drejtës dhe pavarësia e drejtësisë duhet të mbeten lart në axhendën politike shqiptare në rrugën e saj evropiane.

Nëntë vite pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dha sot dorëheqjen duke lënë partinë më të madhe të opozitës në krizë të thellë.

Ai tha se përpjekja e tij për bashkimin e PD dështoi ndërsa përjashtimin e Sali Berishës e cilësoi si vendimin politik më të vështirë në karrierë.

Ish-kreu i PD-së theksoi se demokratët janë të lidhur nga konflikti politik, ndërsa apeloi për një proces zgjedhor transparent për drejtuesin e ri të partisë.