Lapaj: Jam mësuar me sulmet e Ramës sa kohë dal në sheh, të merren masa si rajoni
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj u shpreh se është mësuar me sulmet e Ramës për sa kohë del në shesh.
Ai theksoi se vendet e tjera po marrin masa serioze për të përballuar rritjen e çmimeve, duhet të krahasohemi me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.
Lapaj: Për sa kohë dal në shesh e protestë pres sulme. Jam mësuar me sulmet e Ramës. Në 2014 na tha sharlatan kur dolëm kundër armëve kimike. Kur protestova me banorët e Zharrzës më tha tutor. Vendet e tjera po marrin masa serioze për të përballuar rritjen e çmimeve, duhet të krahasohemi me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.
Kam rezerva për ngritjen e bordeve që do monitorojnë çmimet. Kur qytetarët dalin në protestë e kthejnë qeverinë në axhendën e tyre. Edhe pse çmimet janë ulur kjo është e pamjaftueshme.

