Çifti i njohur bën gjestin fisnik, mbledh 35 milionë dollarë për Ukrainën, Zelenskyy i falënderon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 17:57
Çifti i showbiz-it Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, ka arritur të mbledhë gati 35 milionë dollarë të cilat do të shkonin për refugjatët ukrainas.
Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka falënderuar çiftin për gjestin fisnik.
“Ata kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë në @flexport & @Airbnb për të ndihmuar refugjatët ukrainas. Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën.”- kanë shkruar ata.
Çifti gjithashtu premtoi 3 milionë dollarë nga paratë e tyre.
