Që prej fillimit të luftës 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre

Që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, rreth 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Agjencia e migracionit e OKB-së, bën me dije se një pjesë e madhe e njerëzve është zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër është larguar në vende të tjera të botës.

“Shkalla e vuajtjes njerëzore dhe shpërngulja e detyruar për shkak të luftës tejkalon çdo planifikim të skenarit më të keq,” tha Antonio Vitorino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.